25.10.2011: Trajnimi i organizuar për „Lobimi dhe përfaqësimi për avancimin e politikave dhe përgjigja institucionale për dhunën e bazuar mbi gjininë“

Në suaza të programit të përbashkët të agjencive të KB për parandalimin e dhunës familjare, me përkrahje e UN WOMEN në kuadër të projektit Përforcimi i kapaciteteve të rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare“, Organizata e grave të Komunës Sveti Nikole ka organizuar trajnim tre ditorë në temën Përfaqësim dhe lobim për avancimin e politikave dhe përgjigjes institucionale të dhunës së bazuar mbi gjininë“. Trajnimi u mbajt më 19,20 dhe 21 tetor në hotelin Romantik, Veles.

Qëllimi i trajnimit është të përmirësohen njohuritë dhe shkathtësitë të organizatave anëtare të Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare për veglat të cilat shfrytëzohen në proceset për lobim dhe përfaqësim në drejtim të udhëheqjes më të suksesshëm të këtyre proceseve dhe ndryshime të arritura në identifikimin e sferave kryesore.

Ligjërues i seminarit ishte eksperti ndërkombëtarë znj. Biljana Brankoviq – Rrjeti i grave kundër dhunës ndaj grave – Serbi, e cila mbajti një varg të punëtorive tematike lidhur me përfaqësimin për avancimin e politikave në sferën dhunës ndaj grave, me përqendrim të veçantë mbi Konventën e Këshillit të Evropës për luftë dhe parandalim të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

Eksperti nacional prof. Stojanka Mirçeva dha shpjegim për legjislacionin nacional dhe harmonizimin e tij me dispozitat e Konventës së Këshillit Evropian dhe standardet e BE-së. Konsultanti znj. Lujza Bojçova ligjëroi për teknikat dhe veglat për përfaqësim nga shoqëria civile.

Në seminarin ishin prezent 19 përfaqësues të organizatave anëtare të Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

Сподели

Со поддршка од