Qëllimet strategjike dhe aktivitetet
Qëllimi strategjik 1: Ndikimi i Rrjetit mbi politikat nacionale
Aktivitetet:
- Përfaqësim për përfshirje të programeve parandaluese senzitive gjinore në sistemin arsimor (në nivel të shkollimit fillor, të mesëm dhe universitar) përfshirë edhe sistemin arsimor të personave me nevoja të posaçme;
- Mbledhja e të dhënave nga hulumtimet dhe analizat ekzistuese, si edhe të thëna për thirrjet, vendosjen dhe pranimin e viktimave nga anëtaret;
- Hartim të raporteve dhe dërgimin e tyre në Ministrinë për arsim të cilat do të bazohen në argumente nga hulumtime/analiza;
- Mbikëqyrje të pavarur të implementimit të Strategjisë nacionale;
- Mbikëqyrja e implementimit të planeve lokale aksionare për cilësinë e shërbimeve në disa pilot komuna, si edhe analiza për zbatimin e legjislacionit në nivel lokal;
- Propozim për hartim të ligjeve të reja ose ndryshime të ligjeve ekzistuese;
- Përfaqësim dhe lobim për miratimin e dokumenteve ndërkombëtare mes të cilëve është edhe propozim konventa e Këshillit Evropian.
Qëllimi strategjik 2: Aktualizimi i problemit të dhunës ndaj gruas dhe dhuna familjare
Aktivitete:
- Shënimi i Ditës botërore për luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhuna familjare;
- Dërgimi i letrave për protestë për probleme të caktuara lidhur me dhunën ndaj grave dhe dhunës familjare (raste individuale);
- Shënimi i përvjetorëve të konventave të rëndësishme;
- Organizim të evenimenteve informuese për problemet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave dhe dhunës familjare para institucionet kompetente dhe opinionit më të gjerë;
- Aktivitete preventive – fushata, tribuna edukative për opinionin më të gjerë , aktualizimi i legjislacionit etj.
- Senzibilizim i rregullt dhe promovimi të dokumenteve ndërkombëtare lidhur me dhunën ndaj grave përfshirë edhe dhunën familjare para institucionet kompetente, organizatat etj.
Qëllimi strategjik 3: Përforcimi i kapaciteteve të brendshme dhe veprimi koordinues i Rrjetit
Aktivitetet:
- Krijimi i mekanizmave për koordinim të anëtarëve për përmirësimin e shërbimeve drejtuar viktimave;
- Zhvillim të programit për përkrahjen e personave që punojnë drejtpërdrejtë me viktimat;
- Trajnime dhe seminare për përmirësimin e modeleve për punë me viktimat;
- Vizita studentore;
- Përkrahje të anëtarëve në procesin e marrjes së akreditimit;
- Ndërtim të kapaciteteve të Rrjetit në bazë të nevojave të anëtarëve;
- Përcaktimi i resurseve të cilat i kanë në disponim anëtarët si dhe sferat në të cilat veprojnë
Qëllimi strategjik 4: Përmirësimi i modelit për mbrojtjen e viktimave të zbatuar nga organizatat civile
Aktivitete:
- Nxitje për zhvillim të sistemit për vetë(evaluim) të brendshëm;
- Zhvillim të pyetësorit për vlerësim të kënaqësisë të shfrytëzuesve të shërbimeve me qëllim të përmirësimit të tyre;
- Vlerësim të jashtëm (supervizion) të punës të organizatave civile;
- Promovim dhe zhvillim të modelit për punë me gratë të cilat janë të burgosura (kryes të veprave penale si rezultat të dhunës familjare);
- Zhvillim të programeve me qëllim që të prekin tek gratë dhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe invaliditet, gra nga zonat rurale dhe fëmijë nga shtëpitë për fëmijë pa prindër;
- Promovim dhe zhvillim të modelit për zhvillim ekonomik të viktimave të DHF sidomos në drejtim të bashkëpunimit me biznes sektorin;
- Zhvillim të kodit etik për punim me viktimat.
Qëllimi strategjik 5: Zhvillim të bashkëpunimit ndërkombëtarë (rajonal)
Aktivitete:
- Mbledhja e informacioneve për seminare dhe trajnime në rajon dhe më gjerë dhe dërgim të informacioneve përmes listës së rrjeteve;
- Anëtarësim në rrjete botërore ndërkombëtare.
Aktivitete të cilat rrjeti nuk do ti zbatoj
- Rrjeti nuk do të ofroj shërbim të drejtpërdrejta për viktimat të dhunës (SOS linje, strehimore, ndihmë falas juridike, përkrahje të viktimave etj);
- rrjeti nuk do të realizoj aktivitete të cilat dyfishohen me aktivitetet të anëtareve pa konsultime dhe marrëveshje paraprake me ta;
- Rrjeti nuk do të përfaqësoj dhe përkrah aktivitete të partive politike.