Bëhu anëtarë

Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare është i hapur për anëtarësim të çdo organizate të cilat veprojnë dhe punojnë kundër llojeve të ndryshme të dhunës ndaj grave, përfshirë edhe dhunën familjare, të cilat i pranojnë dhe zbatojnë

Anëtarësimi në Rrjetin mund të jetë (1)rregullt dhe (2)asociativ.

(1)Për anëtarësim të rregullt, organizatat e interesuara duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:

– Të veprojnë si subjekt juridik së paku 3 (tre) vjet;
– Të veproj në mënyrë aktive në fushën e mbrojtjes nga dhuna ndaj gratë dhe/ose dhunës familjare gjatë tre viteve të fundit;
– Ti pranojnë principet dhe rregullat për punë që i përcakton Rrjeti;
– Nëse organizata e interesuar është rrjetë ekzistues, do të trajtohet si organizatë.

(2) Për anëtarësim asociativ, organizatat e interesuara duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:

– Të veproj si subjekt juridik së paku gjashtë muaj;
– të veproj në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte në fushën e mbrojtjes nga dhuna ndaj grave dhe/ose dhunës familjare;
– Ti pranojnë principet dhe rregullat për punë që i përcakton Rrjeti;
– Nëse organizata e interesuar është rrjetë ekzistues, do të trajtohet si organizatë.

Fillim të procedurës për anëtarësim

Organizata e interesuar dërgon letër me kërkesë për anëtarësim dhe:
– kërkesë me shkrim për llojin e anëtarësimit (rregullt ose asociativ);
– dokumentacion në formë të shkruar i cili do ti konfirmoj kushtet e lartpërmendura ( psh:statut, raport vjetor, plan strategjik, arkiv nga mediumet etj);
– deklaratë me shkrim për pranimin e principeve dhe rregullat për punën e Rrjetit.

Dokumentacioni në tërësi duhet të jetë i nënshkruar nga përfaqësues të akredituar të organizatës.

Dokumentacioni në tërësi dërgohet deri tek Bordi ekzekutiv i Rrjetit, në mail adresën në vijim:shelter_centar@yahoo.com

Сподели

Со поддршка од