27.04.2012: AWID Forum 2012: Transformimi i forcës ekonomike për avancimin e të drejtave dhe drejtësisë së grave

Përfaqësuese e rrjetit ishte njëra nga 2200 pjesëmarrëse në AWID Forumin i cili u mbajtë nga 19 – 22 prill në Stamboll, Turqi. Fokusi kryesor ishte forcimi ekonomik i grave dhe përfshirja e tyre më e madhe në procesin e vendimmarrjes dhe përpilimit të politikave.

Gjatë Forumit u mbajtën mbi 240 seanca në të cilat u përfshinë çështje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me gratë nga mbarë bota përmes mbajtjes së panel diskutimeve, prezantim të filmave dokumentarë, ekspozita artistike, seanca të hapura me përfaqësues të fondacioneve donatore etj.

Gjithashtu u promovua Fondi i ri për Feministet e reja (FRIDA) qëllimi i të cilit është përkrahja e organizatave dhe iniciativave nga femrat e reja. Një pjesë të hapësirës ishte i ndarë për relaksim dhe mirëqenie si segment i rëndësishëm i funksionimit të përditshëm i gruas.

Në ditën e dytë të Forumit (20 prill) u mbajt një program me rastin 30 vjetorit nga ekzistimi i Asociacionit për zhvillimin e të drejtave të njeriut (AWID).

Në ditën e fundit të forumit, pas fjalimit të fundit me të cilin sublimohen detyrat të cilat janë sfidë për pjesëmarrëset e Forumit dhe të gjithë së bashku morën pjesë në marshin për drejtësi politike, ekonomike dhe sociale për gratë, duke shprehur përkrahje për organizatat turke. Afër 1500 pjesëmarrëse ishin pjesë të protestit të qetë në sheshin në Taksim.

Forumi mbahet çdo katër vjet në një nga shtetet anëtare të Asociacionit për zhvillimin e të drejtave të grave. (AWID).

Më shumë informacione për aktivitetet e Forumit të sivjet mund të gjeni në linkun në vazhdim:

http://www.forum.awid.org/forum12/

Сподели

Со поддршка од