25.11.2012: Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje fillon kampanjën “Thuaj JO dhunës ndaj grave” në kornizë të së cilës do të organizohen debate publike dhe ngjarje kulturore në drejtim të aktualizimit dhe rritjes së vetëdijes për njohjen e të gjitha formave të dhunës ndaj grave.

Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje fillon kampanjën “Thuaj JO dhunës ndaj grave” në kornizë të së cilës do të organizohen debate publike dhe ngjarje kulturore në drejtim të aktualizimit dhe rritjes së vetëdijes për njohjen e të gjitha formave të dhunës ndaj grave. Debatet në temë “Dhuna ndaj grave – sa njihet kjo problematikë në shoqërinë tonë?” Që do të mbahen në Kumanovë, Shtip, Strumicë, Kërçovë, Sveti Nikollë, Radovish, Manastir, Prilep, Tetovë. Kampanja fillon në 26.11.2012 me promovimin e kërkimit “Si të arrijmë të kemi hapsirë të sigurtë për gratë dhe vajzat?” e zbatuar nga Reaktor – Kërkim në akcion, që do të mbahet në Hotel Arka me fillim në ora 10. Me këtë kampanjë Rrjeti Nacional kyçet drejt kampanjës globale të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara “UNiTE – TË BASHKUAR kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”.

NasilstvoBBMAK1

Сподели

Со поддршка од