10.05.2012: Grupi punues për hartimin e Strategjisë nacionale për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare 2012 – 2015

Më 09.05 2012 u mbajt takimi i dytë i grupit punues për hartimin e Strategjisë nacionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare 2012 – 2015. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë për punë dhe politik sociale, Ministrisë për punë të brendshme, Ministrisë për shëndetësi, Ministrisë për arsim dhe shkencë, Ministrisë për drejtësi, Sekretariati gjeneral i R. Maqedonisë, përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara, si edhe dy përfaqësuese të Rrjetit.

Në fillim të takimit u prezantuan rezultatet e arritura me Strategjinë e mëparshme dhe analizë të gjendjes gjatë tre viteve të mëparshme dhe më pas filloi përpilimi i qëllimeve dhe aktiviteteve strategjike për strategjinë e re. U theksua, gjithashtu, rëndësia për përfshirje më të madhe të sektorit civil në implementimin e aktiviteteve të parapara me strategjinë e re përmes sigurimit të shërbimeve të drejtpërdrejta për viktimat e dhunës familjare. Procesi në tërësi ishte i ndihmuar nga konsultanti i zgjedhur nacional për hartimin e strategjisë së re për dhunë familjare, Prof. Stojanka Mirçeva.

Deri në fund të muajit planifikohet të mbahet edhe një takim dyditorë në të cilin do të finalizohet strategjia e re nacionale për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare 2012 – 2015.

Me qëllim të avancimit të shërbimeve të drejtpërdrejta të cilat u mundësohen viktimave të dhunës familjare, Rrjeti do të organizoj tre takime me fokus grupe në Shkup, Sveti Nikole dhe Tetovë, ku do të marrin pjesë gra viktima të dhunës familjare të cilat as një herë nuk kanë shfrytëzuar ndonjë shërbim. Pritet që të dalin rekomandime për mungesat gjatë ofrimit të shërbimeve të drejtpërdrejta.

Strategjia nacionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare 2012 – 2015 duhet të miratohen më së voni deri më 30 qershor të vitit 2012.

Сподели

Со поддршка од