07.12.2010: Formimi i Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare

Më 7 dhjetor të vitit 2010, në hotelin „Karposh“ në Shkup u mbajt një takim i cili e shënoi formimin zyrtarë të rrjetit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare. Në këtë takim morën pjesë 21 OJQ të cilat veprojnë në këtë sferë dhe të cilët njëkohësisht janë themelues të rrjetit.

Në këtë takim ishin të miratuara dokumentet themelore të rrjetit: Principet dhe qëllimet strategjike dhe aktivitetet e rrjetit, Rregullorja për punë, Rregullorja për konflikte të interesave dhe Rregullorja për komunikim. Organizatat themeluese zyrtarisht u bënë pjesë e rrjetit me nënshkrimin e Anëtarësisë.

para se të organizohet ky eveniment u mbajtën shumë takime dhe konsultime me OJQ-të ku u diskutuan nevojat dhe mundësitë për bashkimin e organizatave të cilat veprojnë në këtë sferë dhe krijimin e një modeli efikas për punën e tyre të përbashkët.

Në 6-12 muajt e parë, Rrjeti nacional për luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare do të veproj si rrjetë joformal. Pas kësaj periudhe, rrjeti do të regjistrohet si subjekt juridik në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione.

Në evenimentin përfundimtarë zyrtarisht u zgjodh Koordinatorja e rrjetit, znj. Elena Dimushevska ng Qendra maqedonase për të drejtat e gruas – Qendra strehimore, e cila gjatë periudhës në vijim do ta koordinoj komunikimin dhe realizimin e programit dhe planin e punës të rrjetit.

Сподели

Со поддршка од